Rrahje masive në Malishevë

Policia e Kosovës njofton se gjashtë persona në qytezën e Malishevës të gjithë familjarë janë rrahur në mes vete në prani të gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë lidhur me një kontest pronësor.

“Pesë prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa njëri nga ta është dërguar në QKUK për tretman të mëtejshëm mjekësor. Lidhur me rastin tre të dyshuar janë arrestuar dhe të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Shumë

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Malisheva zyrtarizon sulmuesin azer Vusal Isgandarli

Malisheva ka prezantuar përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin azer Vusal Isgandarli, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit në sezonin...

Lajmet e Fundit