13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Dega e LDK-së në Zhur, kritikon atë të Prizrenit

Dega e LDK-së në Zhur nuk është e kënaqur me angazhimin e kuvendarëve dhe komisioneve të subjektit të tyre politik në Prizren.

“Grupi i këshilltarëve dhe komisionet përkatëse pranë LDK-së në Prizren, duhet të jenë shumë aktiv në luftimin e dukurive negative që po ndodhin në pushtetin komunal të Prizrenit, të kapur nga një grup i caktuar në strukturat komunale, për të cilin pritet që së shpejti të jep verdiktin përfundimtar Gjykata e Apelit”, thuhet në reagimin e LDK-së Dega në Zhur.

Sipas kësaj dege, kuvendarët e LDK-së në Prizren është dashur të thirrin një seancë të jashtëzakonshme për të gjeturat e Auditorit.

Grupi i këshilltarëve së paku nuk inicoi një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë mjaftë të ndieshme, që lë me kuptu, se një pjesë të fajit për keqmenaxhimin e parasë publike e mbanë edhe opozita prizrenase, konkretisht LDK në Prizren, si parti më e madhe opozitare në numër, duke mos reaguar sa duhet dhe si duhet në seancat e Kuvendit Komunal ,apo edhe në forma tjera mediatike ndaj dukurive negative”.

“Ky mos reagim lë dyshime se edhe ne si LDK, jemi bashkëpjesmarrës në krim të organizuar dhe keqpërdorim të parasë publike”.

“Nuk mjafton vetem me foto / selfie dhe vizita e pamje të ndryshme të luftohet keqmenaxhimi i parasë publike dhe eliminimi i brengave qytetare, konkretisht të qytetareve prizrenas”.

“LDK, duhet të jetë inicuese dhe të krijojë bllokun opozitar në Prizren, brenda Kuvendit Komunal, të thellojë bashkëpunimin me kuvendarët opozitar dhe fuqishëm t’i kundërvihet abuzimeve të pushtetarëve të korruptuar të Prizrenit”.

“LDK ka mundesi dhe potencial për ta bërë një gjë të tillë, atëher pse po mungon veprimi konkret. Duhet vepruar se koha po ecën, prizrenasit janë në pritje të një bashkimi opozitar kundër se keqes”, thuhet në komunikatën e panënshkruar nga askush të Degës së LDK-së në Zhur. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

Malishevë: Gruaja largohet nga shtëpia, shkak dhuna e burrit

Një grua është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i saj. Rasti ka ndodhur të hënën në Malishevë, rreth orës...

Lajmet e Fundit