Hasani: Aparteidi po rikthehet në Ballkan, Specialja kundër Kosovës

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, edhe njëherë ka rikonfirmuar pozicionin e tij fillestar kundër votimit të Speciales. Ish i burgosuri politik ka theksuar se gjykata është etnike, raciste, selektive dhe se aparteidi po rikthehet në Ballkan, njofton Klan Kosova.
Ai shfaqi edhe shumë fotografi të krimeve të bëra gjatë luftës nga ana e agresorit serb në Kosovë.

“Kjo sjellje që po ja bëjmë Kosovës, jemi kah e bluajmë. Gjykatë selektive, etnike, raciste që në të drejtën ndërkombëtare nuk hasim askund”.

“Përpos në Afrikë, Kili dhe Azi sepse atje 5 milionë të bardhë sundonin mbi miliona të zinj, Pas përmbysjes se aparteidit në Afrike ajo po rikthehet me gjykatën në Ballkan për Kosovën.”

“Sot kjo gjykatë krijohet kundër Kosovës dhe për të shfajësuar gjenocidin e Serbisë të bërë në Kosovë”.

“Kjo gjykatë është etnikë kinse demokratike, kjo gjykatë amniston serbët dhe krimet e tyre, kjo gjykatë amniston të vrarët e të zhdukurit në Krushën e madhe, këtu kemi edhe një kërkesë nga nënat e vajzat e Krushës së Madhe që kjo gjykatë të mos votohet”, tha ai raporton Klan Kosova

Më Shumë

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

Lajmet e Fundit