Prizren: Gjuan qentë me pushkë, plagos aksidentalisht një person

Është arrestuar një person mbrëmjen e së martës në Prizren, pasi që i njëjti me pushkë gjuetie duke shtënë në drejtim të disa qenve në oborrin e vet, pa dashje ka goditur edhe një mashkull shqiptar, të cilit i ka shkaktuar lëndim trupor.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar armën e cila dyshohet të jetë përdorur dhe dy fishekë cal.16 mm.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Qindra qytetarë në Mejdan – rikthehet spektakli i pehlivanëve në Opojë pas shumë vitesh

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Komunës së Dragashit, këtë vit u rikthye pas shumë vitesh një nga traditat...

Lajmet e Fundit