13.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Konkursi plotësues në UP shpallet më 26 gusht

Vende të lira kanë mbetur edhe në Ekonomik, si dhe te kuotat për komunitetet. Siç ka vepruar gjithnjë pas luftën, komuniteti serb ka refuzuar të paraqitet për studim në konkursin e parë publik në UP.

Edhe 2223 studentë të rinj do t’i shtohen Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” në konkursin plotësues (të dytë). Kështu ka propozuar Senati i këtij Universiteti, i cili gjithashtu për nivelin master ka parashikuar të pranohen 2976 studentë.

Kandidatët për studentë në Fakultetin Ekonomik do të kenë mundësi të sprovojnë edhe një herë dijen, pasi që në këtë Fakultet për herë të parë kanë mbetur vende të lira. Por, kjo mundësi nuk do t’u jepet në Fakultetin e Edukimit dhe atë të Mjekësisë ku vendet për studim janë plotësuar në afatin e parë të konkursit, si dhe në Inxhinieri Kompjuterike, drejtim ky po ashtu shumë i kërkuar në konkursin e parë publik.

Vende të lira për studim figurojnë edhe te komunitetet. Në këtë konkurs ashtu siç ka vepruar gjithë pas luftën, komuniteti serb ka refuzuar të paraqitet për studim në UP. /Zëri/

Më Shumë

8 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA, Ademi: Aty filloi një epokë e re për FFK-në

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar 8-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA. Ademi ka thënë se ky vendim i...

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të...

Ballkani mban kreun

Lajmet e Fundit