Në Rahovec e Suharekë, nuk i ndalin pushkët në ahengje familjare

Duket se apeli i disahershëm i policisë për të mos shtënë me armë në ahengjet familjare, nuk i ka penguar kosovarët që t’i manifestrojnë dasmat me zakone tradicionale, t’i shkrepin armët e tyre edhe në gëzime.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, dje janë regjistruar dy raste të të shtënave me armë në organizime festive familjare.

Njëri ka ndodhur në fshatin Fortesë në Komunën e Rahovecit, i cili ka shtënë 7 herë me armën e tij të llojit “Ekol”. I dyshuari është arrestuar, dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe një tjetër e shtënë me armë në një aheng familjar ka ndodhur në fshatin Suharekë, ku i dyshuari me kërkesë të policisë e ka dorëzuar armën “Ekol Jackal Dual Compact 900” me karikator dhe me tre fishekë. Rasti ka vazhduar me procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

EC Ma Ndryshe shpreh shqetësime për gjetjet e auditorit në Komunën e Prizrenit

Organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe ka shprehur shqetësim serioz lidhur me gjetjet e raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Komunën e Prizrenit për...

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Lajmet e Fundit