Prizren: Vidhen rreth 24 mijë euro dhe stoli ari në një shtëpi

Në intervalin kohor prej 21:10 minuta të mbrëmjes gjer në orën 01:50 minuta pas mesnate, në një shtëpi në lagjen “Arbanë” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Sipas hetuesve të policisë dhe krim teknikëve që kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes thuhet se të dyshuar të panjohur kanë shfrytëzuar mungesën e familjarëve në shtëpi dhe nga një derë ballkoni të cilën e kanë thyer janë futur brenda me ç‘rast kanë thyer edhe dyer tjera të dhomave në kërkim të gjësendeve të vlefshme.

Sipas pronarit të shtëpisë, janë vjedhur stoli të arta dhe një shumë e konsiderueshme e parave kesh që i afrohet vlerës prej 24 000 euro.

Nuk ka të dyshuar për rastin.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët që mos t’i lënë shtëpitë pa përkujdesje e posaçërisht gjësendet e vlefshme, kur shkojnë në ahengje ose për pushime sepse lehtë mund të jenë cak i vjedhjeve dhe dëmtimeve në shtëpitë e tyre. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Donacion humanitar në Suharekë: Dhurohen 20 mijë kg miell për familjet në nevojë

Një donacion humanitar prej 20 mijë kilogramësh miell është dhuruar për familjet në nevojë në Suharekë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit