9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Ndalohen tre oficerë të burgut të Prizrenit pas arratisjes së të burgosurit

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Policia ka ndaluar tre shtetas të Republikës së Kosovës, H.F., A.S., dhe I.H., që të tre oficerë korrektues pranë qendrës së paraburgimit në Prizren, me dyshimin se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, në bashkëkryerje, njoftoi sot Prokuroria.

“Menjëherë pas ndalimit të tre të dyshuarve, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër të pandehurve për shkak të dyshimit të arsyeshëm se më 08 gusht 2015, derisa kanë kryer detyrën zyrtare si oficerë korrektues pranë qendrës së paraburgimit në Prizren, me njësitin përcjellës nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare në kuadër të kompetencave të tyre derisa ishin në përcjellje të të dënuarit M. K., nga Prizreni.

Personat e lartcekur nuk i kanë përfillur rekomandimet zyrtare që në përcjellje të të dënuarit të asistojnë njësia e policisë, ashtu që këta kanë ndihmuar të dënuarin M. K., që të arratiset.

Prokurori i çështjes ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prizren, të tre të dyshuarve të përmendur, oficerë korrektues pranë qendrës së paraburgimit në Prizren, i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Vashat e Bashkimit shkëlqejnë në Tiranë

Vashat e Bashkimit kanë shënuar një fitore të thellë në udhëtim ndaj Partizanit, duke triumfuar me rezultat bindës 31:68 në kuadër të Ligës Unike...

Zyrtare: Leci largohet nga Liria

Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit të ekipit të parë, Liridon Leci, nga drejtimi i skuadrës, raporton PrizrenPress. Përmes një njoftimi publik, klubi prizrenas...

Lajmet e Fundit