2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

VV në Malishevë: Objektet publike në shërbim të publikut

Lëvizja Vetëvendosje në Malishevë ka shprehur habinë dhe indinjatën ndaj vendimit refuzues të Drejtorisë Komunale të Kulturës, në kërkesë për mbajtjen e takimit me bashkatdhetarë në ambientet e Muzeut të Malishevës.

“Si duket qeverisja lokale e ka keqkuptuar konceptin mbi politikën dhe organizimet politike në vend”, thuhet në reagimin e VV-së në Malishevë.

“Ne kishim zgjedhur që të organizojmë takimet me bashkatdhetarët tanë në ambientet e sallës së muzeut edhe për faktin se aty përgjegjësia morale dhe politike është edhe më e madhe kur ke fytyrat në fotografitë e dëshmorëve përballë”.

“Por, se kjo na u ndalua si duket nga mosdija, ose nga keqkuptimi bazik mbi publiken, vlerat dhe organizimet politike qytetare”.

“I rikujtojmë pushtetit aktual dhe drejtoreshës, se sa i përket destinimit objekti i muzeut, aktualisht është shndërruar në funksion tërësisht komercial pa kurrfarë përfitimi për qytetarët, derisa ambienti përreth dhe brenda muzeut ka filluar të degradohe”t.

Hapeni Muzeun dhe mos pengoni organizimet shoqërore dhe politike!/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tingujt e Festivalit të Muzikës pushtojnë Prizrenin

Kushdo që kaloi kah qendra e Prizrenit nga mesdita e së martës e deri pasdite, veç bukurive natyrore që pa, arriti të kënaqet edhe...

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën...

Lajmet e Fundit