Avokati i Popullit pajton kryetarin dhe nënkryetarin e Malishevës

Avokati i Popullit, në pajtim me nenin 16, paragrafi 11, të Ligjit për Avokatin e Popullit, ka ndërmjetësuar midis Fetah Rudit dhe kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe e ka përmbyllur këtë rast me një aktpajtim formal juridik.

“Fetah Rudi, i është drejtuar me ankesë Avokatit të Popullit lidhur me deklaratën publike të Ragip Begaj, i cili, në cilësinë e funksionit që kryen, duke aluduar në aftësitë e kufizuara në lëvizje të Rudi, është shprehur se: ‘Për shkak të problemeve shëndetësore Fetahu nuk mund ta ushtroj funksionin e nënkryetarit’. Kjo deklaratë, me të drejtë, është konsideruar diskriminuese nga Rudi”, thuhet në deklaratën e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit ka propozuar ndërmjetësimin si mekanizëm juridik për çështjen e ngritur, për të cilën janë pajtuar të dyja palët dhe pas takimit me përfaqësuesit e Avokatit të Popullit është arritur marrëveshja .

Duke marrë parasysh gjithë rrethanat në të cilat ka ndodhur deklarimi, ashtu siç edhe respektin e ndërsjellë që Begaj dhe Rudi kanë shfaqur për njëri tjetrin, në takimet e ndara me ta, është realizuar një takim i përbashkët, me ç’rast kryetari i Komunës së Malishevës ka shprehur keqardhje për situatën e krijuar pas deklaratës së tij, të dhënë pa qëllim diskriminimi, për të cilën gjithashtu ka bërë edhe sqarim publik.

Ai ka kërkuar falje për shqetësimin e krijuar me këtë rast, gjë që është vlerësuar dhe është mirëpritur nga Fetah Rudi, si formë e satisfaksionit moral. /Telegrafi/

Më Shumë

Liria “shkatërron” Dinamon në Ferizaj, siguron playoff-in për Superligë

Liria ka mbyllur sezonin e rregullt me fitore spektakolare 5-1 ndaj Dinamo Ferizaj, duke siguruar një vend në playoff-in për Superligë, raporton PrizrenPress. Skuadra prizrenase e...

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Lajmet e Fundit