17.4 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

MPJ promovon Kosovën në DokuFest

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, që është sponsorizuese e DokuFestit, të enjten promovon këta libra: “Kosova in UNESCO”, “Faith in photography” dhe “How we do soft power”.

MPJ fton mediet ta ndjekin këtë aktivitet i cili mbahet nesër, në “Kafe Theatre”, në Prizren, nga ora 19:00. Promovimi i këtyre librave bëhet në vazhdën e përpjekjeve institucionale për promovimin e Kosovës përmes strategjisë së përgjithshme të diplomacisë publike.

Libri “Kosovo in UNESCO” pasqyron veçoritë kulturore, sociale, shkencore e edukative të Kosovës, si dhe ofron një përmbledhje të detajuar të hapësirave të rëndësishme arkeologjike që tashmë janë të mbrojtura nga UNESCO, si dhe atyre të sugjeruara si trashëgimi shpirtërore, për të cilat kërkohet mbrojtje. Ky libër është përdorur si mjet lobues përgjatë një periudhe të gjatë dhe frytdhënëse lobimi të MPJ-së në Paris për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Në fazën finale, pak para votimit të përgjithshëm dhe në pritje të pranimit të Kosovës nga kjo organizatë, MPJ dëshiron që t’i ndajë këto materiale me një audiencë më të gjerë. Me këtë rast, të pranishmëve me një fjalë pritet t’iu drejtohen zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, dhe zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi. Në mesin e folësve do të jenë edhe drejtoresha e British Council, Arjeta Emra, si dhe drejtori artistik i DokuFest-it, Veton Nurkollari.

Libri “Faith in Photogrpahy” është publikim i përbashkët i MPJ-së, ambasadës gjermane në Kosovë dhe dhjetëra fotografëve vendorë, të cilët kanë dokumentuar tiparet kulturore, fetare dhe ritet nga mbarë Kosova. Shumica e imazheve në “Faith in Photogrpahy” janë gjeneruar nga materiali i mbledhur fotografik nën thurjen #instakosova. Në të janë përfshirë edhe fotografitë pjesëmarrëse në garën për promovimin e diversitetit fetar në Kosovë, të organizuar nga ambasada gjermane, si dhe fotografitë e botuara në revistën spanjolle, “OjodePez”, me kurator fotografin Andrew Testa.

Ndërsa “How we do soft power” është publikim narrativ i zhvillimit të strategjisë dhe projekteve përmbajtjesore të diplomacisë dixhitale dhe asaj kulturore të MPJ-së, në bashkëpunim me British Council dhe ambasadën norvegjeze. Ky libër dokumenton aktivitete alternative diplomatike të Kosovës në vend dhe jashtë saj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Aksident mes 8 veturave në Zhur të Prizrenit

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes tetë veturave të ndodhur pasditën e sotme në Zhur të Prizrenit. KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1487564235480956 Këtë e konfirmoi...

Tre persona të maskuar tentuan të vjedhin bankomatin në Xerxë të Rahovecit

Rreth orës 02:15 të mëngjesit të sotëm, në fshatin Xerxe të komunës së Rahovecit, ka ndodhur një incident i rëndë ku tre persona të...

Lajmet e Fundit