Të anulohet marrëveshja

Drejtori i KMDLNj-së, Behxhet Shala, ka kërkuar anulimin e marrëveshjes e cila është arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për policat e sigurimit.

Në një intervistë për “Epokën e re” ai ka thënë se kjo marrëveshje nuk po zbatohet nga të dyja palët. “Marrëveshja ose të zbatohet nga të dyja palët ose të anulohet”, ka thënë Shala.

Sipas Shalës, me këtë marrëveshje po dëmtohen materialisht qytetarët e Kosovës, kurse qytetarët e Serbisë po favorizohen duke u liruar nga çdo lloj pagese. Ai ka thënë se në këtë proces nuk jemi të barabartë dhe Serbia po luan me Kosovën si macja me miun, kurse bashkësia ndërkombëtare nuk është fare e interesuar t’i bëjë presion.

Shala ka kërkuar dorëheqje të drejtuesve të dialogut teknik si akt moral për këtë mashtrim që u është bërë qytetarëve të Kosovës.

Më Shumë

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Qeveria mbështet projektin për furnizimin e Malishevës me ujë të pijes

Në ambientet e KRU “Hidroregjioni Jugor” në Banjë të Malishevës është prezantuar Studimi i Fizibilitetit për furnizimin me ujë të pijes të Komunës së...

Lajmet e Fundit