Gilmour: Epoka e Pink Floyd ka përfunduar

Kitaristi i rok grupit muzikor Pink Floyd, David Gilmour ka konfirmuar se epoka e tyre ka përfunduar dhe do të ishte “false” ribashkimi i grupit.

“Ka mbaruar gjithçka. Kam pasur 48 vite me Pink Floyd, disa vite në fillim së bashku me Roger. Ato vite konsiderohen si më të mirat në karrierën time, me plot muzikë dhe kënaqësi. Por tani ka marrë drejtimin e vet, ne e kemi kryer punën tonë dhe do ishte false që të rikthehemi përsëri që të bëjmë muzikë së bashku”, ka thënë Gilmour për Classic Rock Magazine.

David Gilmour ishte bashkuar me Pink Floydat në vitin 1967, dy vite pas formimit të grupit në vitin 1965 nga atëherë studentët, Syd Barrett, Nick Mason, Roger Waters, dhe Richard Wright.

“Nuk dua që të rikthehem në skenë me banerin e Pink Floydave. E pranoj që ka shumë njerëz të cilët dëshirojnë të shohin dhe të dëgjojnë legjendat e Pink Floyd, por mendoj se kjo nuk është përgjegjësi e imja”, është shprehur Gilmour.

Gilmour së fundmi ka treguar detajet e solo albumit të tij tij të ri “Rattle That Lock”, i cili do të lansohet më 18 shtator, i cili e pason albumin e tij të vitit 2006 “On an Island”.

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit