6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Serbi nuk i bindet policisë kufitare të Vërmicës

Mbrëmë pas mesnate, një person i komunitetit serb, duke hyrë nga Shqipëria në territorin e Kosovës, nuk i është bindur policisë kufitare të Vërmicës dhe në shpejtësi ka kaluar kufirin.

“Pak minuta më vonë ai është ndaluar nga patrullat policore”, bën të ditur drejtori rajonal i Policisë, Nexhmi Krasniqi.

Atij i është konfiskuar makina, ndërsa më urdhër të prokurorit të Ahtetit rasti ka kaluar në procedurë të rregullt.

I njëjti person ka kaluar disa orë të natës së mbrëmshme në një hotel. Në orët e para të mëngjesit, pa u vërejtur nga stafi i sigurimit, ai ka arritur të rrëmbejë makinën e pronarit të hotelit dhe të largohet me shpejtësi.

Por, meqë Prizreni këto ditë po vëzhgohet 24 orë nga numri i madh i oficerëve policorë, nuk kanë kaluar vetëm pesë minuta dhe Ivica Sllobodan Siminoviq, i lindur më 18.9.1981 në Lipjan, sërish bie në prangat e Policisë, ndërsa këtë herë me urdhër të prokurorit është ndaluar nga Policia.

Më Shumë

Kryeziu: 94 raste të korrupsionit i kemi përfunduar gjatë vitit 2025

Petrit Kryeziu, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren, tha se gjatë vitit 2025 kanë përfunduar 94 raste të korrupsionit, duke theksuar se aty ku...

Peja 03 pret Bashkimin në finalen e dytë të Play-off-it

Sot zhvillohet ndeshja e dytë finale e Play-off-it në Superligën e Femrave, ku Peja 03 përballet me Bashkimi në palestrën “Karagaçi”, me fillim nga...

Lajmet e Fundit