8.8 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Edhe pas DokuFestit vazhdojnë filmat në DokuKino

Në Prizren ka përfunduar festivali i filmit të shkurtër e dokumentar, DokuFest, por kinemaja DokuKino vazhdon punën me një program mjaft të pasur filmash.

Të mërkurën, më 19 gusht, shfaqet Fantastic Four në 3D me aktorin që së fundmi po shkëlqen, Milles Teller.

Filmi tregon historinë e katër të rinjve që teleportohen në një univers tjetër ku edhe fitojnë fuqi mbinatyrore fizike dhe automatikisht bëhen ata që duhet ta shpëtojnë tokën.

Menjëherë pas këtij aksioni, vjen komedia Trainwreck ku aktorja Amy Schumer luan rolin e një gruaje të cilës i kanë ardhur në maje të hundës dështimet e dashurisë dhe tani beson se monogamia nuk është e mundur, gjithnjë derisa ta takojë një djalë të mirë i cili duket se do t’ia ndryshojë mendimet.

Më 20 gusht në ora 22:00, mbahet premiera e pjesës së dytë të filmit Sinister, që e tregon historinë e një nëne e cila bashkë me fëmijët e saj shpërngulet në një shtëpi e cila është e krijuar për vdekje paranormale.

Më 27 gusht në ora 19:30 shfaqet pagesë për publikun filmi “Son Mektup”. Ky film tregon historinë e njërit ndër pilotët e parë të perandorisë osmane, i cili e humb gruan gjatë lindjes së vajzës së tij dhe detyrohet ta braktisë edhe atë për të shkuar në një mision.

Ndërsa në të njëjtën ditë në ora 22:00 shfaqet “Hitman”: Agent 47, historia e një vrasësi që bashkohet me një grua për t’i ndihmuar asaj që ta gjejë babin e saj dhe të zbulojë misteret e prejardhjes.

Më Shumë

Nga -11 në +16: Bashkimi dominon Sigal Prishtinën dhe sheh finalen

Bashkimi ka realizuar një përmbysje mbresëlënëse në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 83:67,...

Kryetari i Rahovecit priti nxënësit e përfshirë në projektin për mendimin kritik dhe angazhimin qytetar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur të martën në takim përfaqësuesit e “Teach for Kosova” dhe nxënësit e shkollave të mesme “Xhelal Hajda...

Lajmet e Fundit