Thaçi: Holbrooke mik i Kosovës, diplomat i botës

Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, përmes profilit të tij në Facebook, e ka rikujtuar Richard Holbrooke, diplomatin Amerikan që vazhdimisht e kishte dhënë përkrahjen e tij për Kosovën.

Ai ishte pjesëmarrës në rezidencën amerikane ku është shfaqur filmi për Richard Holbrooke, me regji të djalit të tij, David Holbrooke.

“Mbrëmë rezidenca amerikane u shndërrua në kinema ndërsa filmi i shfaqur ishte shumë i veçantë. Së bashku me liderët e shtetit, mediave dhe miqtë e Richard Holbrooke, ishte prezent edhe djali i diplomatit të ndjerë David, regjisor i filmit The Diplomat. Richardi ishte mik i Kosovës por diplomat i tërë botës. Paqja në Ballkan qëndron mbi supet e njerëzve si i ndjeri Richard Holbrooke”, ka shkruar Thaçi.

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Lajmet e Fundit