Publikohet klipi i Rita Ora dhe Chris Brown (Video)

Është publikuar zyrtarisht klipi i shumë pritur i këngës “Body on me”, që është bashkëpunim mes këngëtares kosovare Rita Ora dhe këngëtarit amerikan, Chris Brown.

Këngëtarët kanë zgjedhur të punojnë me producent fitues të Grammy, The monster dhe The Strangzer, të cilët njihet për sukseset me këngëtarët Pitbull, Rihanna, Selena Gomez etj.

Kënga i takon albumit të ri të Ritës, album për të cilin ajo po flet me entuziazëm në plotë media botërore, duke thënë se po i kushton atij shumë energji.

Ndonëse nga Kosova ky klip nuk mund të shikohet në kanalin zyrtar YouTube, ai është publikuar edhe në dailymotion dhe mund të shikohet aty.

http://dai.ly/x324yrx

Më Shumë

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit