Kryeziu: Gjykata në Prizren dënon denoncuesin, por nuk merr masa për keqpërdoruesin

Drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook rreth dënimit të ish- punëtorit të ProCredit Bank, Abdullah Thaçi.

Sipas Kryeziut, ky është rasti më eklatant se si biznesi, pushteti dhe shteti veprojnë të përbashkuar në diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave qytetare, si stimulojnë dhe ndihmojnë në veprime korruptive dhe keqpërdorime të buxhetit publik.

“Kur bizneset private, pushteti dhe shteti (gjykatat) i nënshtrohen ndikimeve politike dhe korrupsionit.

Abdullah Thaçi si sinjalizues i rastit të korrupsionit, largohet nga ProCredit Banka. Sepse ka thyer rregullat bankare dhe ka nxjerr informacione për transaksionet dhe keqpërdorimin e parasë së qytetarëve, nga drejtori i arsimit në Prizren.

Komuna e Prizrenit dhe pas sa vitesh vazhdon ta mbajë të njëjtin drejtor në punë dhe nuk i jep as dhe një masë shqiptuese për keqpërdorimin dhe përvetësimin e parasë publike.

Gjykata themelore e Prizrenit dënon denoncuesin dhe nuk e trajton fare rastin e drejtorit i cili ka abuzuar me mjetet publike.

Ky është rasti më eklatant se si biznesi, pushteti dhe shteti veprojnë të përbashkuar në diskriminimin dhe shkeljen e të drejtave qytetare, si stimulojnë dhe ndihmojnë në veprime korruptive dhe keqpërdorime të buxhetit publik”, ka shkruar Kryeziu. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit