Kryeziu: Asociacioni e bën Kosovën si në kohën e Ali Shukrisë

Ish–deputeti i LDK’së Eqrem Kryeziu ka thënë se pala kosovare u pajtua me tekstin e Asociacionit që përmend vetëm Republikën e Serbisë. Sipas tij, fakti që Kosova nuk përmendet aty si Republikë i jep vendit statusin e “oblast”it si në kohën e Ali Shukrisë.

Ja çfarë shkruan Kryeziu për Asociacionin ku e përmend edhe Ali Shkriun, një nga zyrtarët komunist të Kosovës, i njohur për qëndrimet antishqiptare.

Dhe tani dëgjoni me kujdes:

Burrat e Kosovës në Brussels pajtohen me një tekst për AKS, në të cilin askund, askund dhe askund nuk përmendet Republika e Kosovës.* Mirëpo Republika e Serbisë, po. /”…d) kontributet, grantet, donacionet si dhe mbështetja financiare nga asociacionet dhe organizatat tjera, vendore e ndërkombëtare, si dhe nga Republika e Serbisë;/

Në qoftë se dikush bëhet aq naiv e të ngushëllohet se aty përmendet Kosova, madje edhe institucionet e saj, mësojeni se emërtimi gjeografik si “Kosovë”, pa u çanësuar me status, do të thotë trevë (“oblast” e quanin në kohën e Ali Shukrisë). Sipas atij dokumenti, treva e Kosovës, paska ca institucione vetadministrimi, por status republike, në asnjë mënyrë! Ka vetëm një republikë në atë dokument: Republika e Serbisë.

O, sa keq!

O, sa turp!

_________________

* Gjithnjë sipas tekstit, dhënë nga portalet.

Më Shumë

LDK në Prizren uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Dega e LDK-së në Prizren ka zhvilluar një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku...

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Lajmet e Fundit