16.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

KDI në mbështetje të Abdullah Thaçit

Sot në Sheshin Nëna Terezë, KDI në bashkëpunim me pjesëtarët tjerë të shoqërisë civile ka organizuar një performancë “Ecje dhe fishkëllimë” në mbështetje të sinjalizuesit të korrupsionit, Abdullah Thaçi. Ky aktivitet është vazhdimësi e aktiviteteve të shoqërisë civile për të kundërshtuar praktikën e frikësimit të qytetarëve dhe në shenjë solidarizimi me Abdullahun.

Në gusht 2015 sinjalizuesi dhe ish arkëtari i bankës ProCredit Abdullah Thaçi është dënuar me pesë mijë euro gjobë për shkak se ka nxjerrë jashtë bankës informata që ngritin dyshime se drejtori i arsimit të Komunës së Prizrenit Nexhat Çoçaj ka përfituar në mënyrë të paligjshme të holla nga buxheti i komunës së Prizrenit. Pas publikimit të këtyre informatave, ndaj Çoçaj është ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, të cilën vazhdon t’a ushtrojë edhe më tej. Çoçaj, dyshohet, që ndër të tjera, me këto mjete ka paguar këste të kredisë dhe qiranë.

Duke u nisur nga ky rast dhe raste tjera që kanë ndodhur gjatë vitit, organizatat e shoqërisë civile u kanë përkujtuar letrën e dërguar më parë institucioneve ku kërkohet amandamentimi i Ligjit për Mbrojtjen e Informatorit në përputhje me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe trajtim të rasteve aktuale sipas këtyre standardeve.

Ismet Kryeziu nga KDI dhe organizatat e shoqërisë civile u bëjnë thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve tjera shtetërore që të jenë inkurajues e jo ndëshkues ndaj praktikave që kanë për qëllim denocimin e korrupsionit për të mirën publike. Gjithashtu inkurajojmë qytetarët të vazhdojnë t’i denoncojnë publikisht praktikat korruptive për të fuqizuar institucione me integritet.

Ftohen të gjithë qytetarët që besojnë në shtetin e së drejtës, që brenda mundësive të tyre të ndihmojnë fushatën “Me Abdullah Thaçin” duke kontribuar financiarisht për grumbullimin e mjeteve të nevojshme.

Kontributet mund te deponohen në xhirollogarinë e Abdullahut:
Banka: Banka Kombëtare Tregtare
Dega: Prizren
Mbajtësi i llogarisë: Abdullah Thaçi
Numri i llogarisë: 1911695541021123
Swift kodi: NCBAXKPR

Më Shumë

25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit

Sot janë bërë 25 vjet nga Masakra e Korishës së Prizrenit. Për të shënuar këtë ditë sot nga ora 11:00, do të mbahet manifestim përkujtimor...

Fitojnë Ballkani e Llapi po jo edhe Drita

Ballkani dhe Llapi kanë arritur të fitojnë në Javën e tridhjetë e katërt të Superligës, por jo edhe Drita. Ballkani ka mposhtur bindshëm Fushë Kosovën,...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit