Fillon shpërndarja online e Testit të Maturës

Përgjigjet e Testit të Maturës Shtetërore në Kosovë fillojnë të shpërndahen nëpër mediet sociale, nga grupe të organizuara nxënësish.

Dhjetëra teste me përgjigjet përkatëse kanë dalë sakaq në Facebook, ndërkohë që numri pritet të rritet gjatë ditës.

Kjo është hera e tretë që Kallxo.com zbulon dhe raporton për këtë fenomen, i cili vazhdon të ndodhë në çdo test.

Dalja e testeve online mundësohet vetëm përmes mjeteve të përparuara të teknologjisë së komunikimit, konkretisht telefonat inteligjente.

Ndonëse Ministria e Arsimit ka vendosur masa ta forta për dorëzimin e mjeteve të komunikimit para fillimit të provimit, sërish disa nxënës duket se gjejnë mënyrën për t’i përdorur këto pajisje/kallxo.com/

Më Shumë

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit