Rahovec: Të jetosh aty ku me vite nuk ka ujë

Një defekt në gypat e fshatit Guri i Kuq në Rahovec, i ka lënë pa ujë banorët e fshatit Guri i Kuq në Rahovec.

Shumë banorë duhet që për çdo ditë të udhëtojnë për tek lumi i Drinit, sepse kjo është mënyra e vetme që të furnizohen me ujë. Madje, disa bënë edhe shpenzime për hapjen e bunarëve, por asgjë nuk kreu punë.

Njëjtë sikurse ky fshat pa ujë, është edhe fshati i Polluzhës. Ky fshat është supozuar që të furnizohet me ujë që prej vitit të kaluar, sepse ishin pjesë e një projekti në vitin 2009. Por, nga ky projekt përfituan tre fshatra të tjerë, të cilët që prej nëntorit të vitit të kaluar furnizohen me ujë.

Kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, u shpreh se Komuna është duke e krijuar një komision për ta mënjanuar këtë problem. Por, Vehapi, nuk dha ndonjë afat se kur do të filloi kjo.

E, deri atëherë, banorëve të këtyre dy fshatrave u duhet që të udhëtojnë dy herë në ditë vetëm për të siguruar ujë. /Klan Kosova/

Më Shumë

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Vdes një person në Prizren, u lëndua në shtëpinë e tij

Një person ka ndërruar jetë dje në Prizren. Sipas raportit të policisë viktima ishte lënduar në shtëpinë e tij dhe se rasti është nën hetime. “Është...

Lajmet e Fundit