10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Rrapi plak i tyrbes në Prizren, aty ku Zoti i gëzonte gratë me pasardhës

Sheh Sylejman Axhiza Baba është themelues i teqesë 1582

Aziz Bytyqi, një qytetar i moshuar nga Prizreni, thotë se Tyrbja e Shehzades pranë Lumbardhit ua ka shpëtuar jetën shumë udhëtarëve, ngase janë lutur aty, por ajo që është për t’u befasuar se përbri kësaj tyrbe qëndron i fortë rrapi pesëshekullor i Marashit, ku vajzat dikur merrnin ujë dhe me atë ujë laheshin për të gjetur fatin sa më parë. Për këtë rrap janë të lidhura gojëdhëna të mrekullueshme, kështu njëra ndër to ishte se nëse gratë që nuk lindnin pinin 33 ditë ujë të burimit, që ndodhej buzë rrapit, Zoti i gëzonte me pasardhës

Teqeja e Madhe Autoqefale Ballkanike konsiderohet si teqeja më e vjetër në Kosovë. Historia e saj nis në vitin 1582. Ajo u themelua nga shehu i saj i parë Sheh Sylejman Axhiza Baba, i cili shërbente në Gjakovë dhe në Prizren, duke themeluar një tjetër teqe atje në vitin 1608. Trashëgimia e saj përcillet në vijën e gjakut të familjes prej më shumë se 400 vjetësh.

Besimi nuk është me zor

Sheh Musa Shehu, njeriu që është në krye të Teqesë së Madhe Autoqefale Ballkanike (Gjakovë-Prizren), thotë se që prej pesë shekujsh, shehlerët e kësaj teqeje janë përpjekur t’u ndihmojnë njerëzve të jetojnë sa më qetë.

“Fatmirësisht, popullata beson, por besimi nuk është me zor, ai të fle në zemër”, thotë shehu, derisa tregon portretin e të parit të teqesë në ballë të saj, Sheh Axhiza Babës.

“Ne nuk luftojmë me dhunë që të imponojnë besimin. Jemi këtu për besimtarët e devotshëm, për ata që e ndiejnë veten se i përkasin këtij besim”, thotë Sheh Musa, duke shtuar se Musa Shehzade u lind në Gjakovë në vitin 1870. Ishte i biri i sheh Hysenit. /Kosova Sot/

Më Shumë

Moti sot i ngrohtë, temperaturat deri në 22 gradë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasdites pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht në zonat...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit