Ka vdekur Aleksandar Stipçeviq

Akademiku, ilirologu i njohur me përmasa botërore, arbëreshi nga Arbanasi Aleksandër Stipçeviq, ka ndërruar jetë.

Ai është ndarë nga jeta dje në Zagreb në moshën 85 vjeçare.

Arkeologu, bibliografi, bibliotekisti, eseisti, albanologu, u lind në Arbnesh të Zarës, më 10 tetor 1930, në familje arbëreshe.

Shkollën fillore e të mesmen i kreu në Zarë, ndërsa arkeologjinë më 1954 në Zagreb. Ka doktoruar më 1977 në temën “Simbolizmi religjioz te ilirët “, gjatë viteve ‘70 -73 ligjëroi në Universitetin e Prishtinës-katedrën e historisë, lëndën “Hyrje në arkeologji”, ndërsa në Universitetin e Zagrebit ishte i angazhuar që nga viti 1971 deri në pensionim më:1997, ku njëherit kishte ushtruar edhe funksione me përgjegjësi, tërë veprimtaria e tij shkencore-edukative është përqendruar në Zagreb.

“Veprimtaria shkencore e Aleksandër Stipçeviqit, zhvillohet në disa drejtime, ndërsa dy prej tyre mbesin kryesore: arkeologjia edhe bibliologjia, kurse gjatë studimeve ka zgjua interes çështja ilire.”(Aleksander Stip?evi? s Poštovanjem, faqe 281).

Stipçeviq është dekoruar me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Bujar Nishani, president i Republikës së Shqipërisë.

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Charlotte FC me ofertë për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS. Skuadra Charlotte FC tashmë ka...

Lajmet e Fundit