Bastisen pesë shtëpi në Krajk të Hasit

Pesë shtëpi janë bastisur në fshatin Krajk të Hasit. Policia njofton se bastisja e tyre është bërë pas vëllavrasjes që ndodhi në familjen Likaj .

“Me urdhër të prokurorit janë bastisur pesë shtëpi ku është gjetur një pistoletë dhe një karikator”.

“Me vendim të prokurorit janë arrestuar tetë persona të cilët dyshohet se ishin të përfshirë në rast dhe të njëjtëve i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë”,njofton Policia e Kosovës.

Në fshatin Krajk të Hasit, dje ka ndodhur një incident i rëndë.

Gjatë një ahengu familjar janë konfliktuar dy vëllezër, me ç’rast ka humbur jetën K. L., si dhe ka mbetur i plagosur rëndë djali i tij, dhe dy vëllezër të tjerë të së njëjtës familje.

Incidenti ka ndodhur në momentin kur krushqit kanë hyrë në oborr dhe disa prej tyre për shkak të mungesës së hapësirës i kanë zhvendosur në oborrin e fqinjit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Lajmet e Fundit