Hodaj e Çoçaj akuzojnë njëri-tjetrin për shkollën në Gjonaj

Fillimi i vitit të ri shkollor në Gjonaj,fshatin më të madh të Hasit të Prizrenit, nuk është mirëpritur nga një pjesë e banorëve të këtij lokaliteti.

Përfaqësuesi i fshatit, Haziz Hodaj, i cili është edhe zyrtar i lartë i degës së LDK-së në Prizren,thotë se shqetësues është fakti për banorët e këtij fshati përfshirë edhe nxënësit vonesa e projektit në rregullimin e objektit shkollor, gurthemeli i të cilit është vënë para tre vitesh.

Ai thotë se në vend se objekti të ishte i gatshëm që të vihet në dispozicion të rreth 1 mijë nxënësve, ai po dëmtohet nga njerëz të papërgjegjshëm sepse është lënë pasdore. Ai me këtë rast akuzon pushtetin lokal për papërgjegjësi ndaj qytetarëve e posaçërisht fëmijeve të këtij lokaliteti.

Në anën tjetër, drejtori komunal për arsim në Prizren, Nexhat Çoçaj,thotë se ishte Haziz Hodaj që kësaj çështje po i jep ngjyrime politike, pasi që sipas tij zyrtari i LDK-së ishte personi që për 7 muaj e pengoi fillimin e realizimit të këtij projekti, ndërsa më vonë për shkak të disa procedurave ligjore nuk është përfunduar i tërë projekti, theksoi ai.

Drejtori Çoçaj, tha në fund se projekti i shumëpërfolur në Gjonaj pritet të përfundojë gjatë muajit në vijim, e më pas do të bëhet inventarizimi i tij dhe do të jetë i gatshëm për ti shërbyer nxënësve të këtij lokaliteti. Përderisa të jetë i gatshëm ky objekt, nxënësit e këtij lokaliteti edhe për një kohë mësimet do t’i ndjekin në objektet e vjetra në kushte tej të vështira.

Ky rast nuk është i vetmi në komunën e Prizrenit. Ndërtimi i shkollës së mesme të mjekësisë ka filluar para 5 vitesh dhe punimet e tërësishme në këtë objekt, sipas deklaratave të zyrtarë komunal të arsimit pritet të përfundojnë në fund të vitit./TV Prizreni/

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit