2.6 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Arrestohen 5 aktivistë, VV: Vazhdon represioni i Policisë së Isa Mustafës

Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar katër aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! të cilët po shkruanin parulla në qytetin e Ferizajt.

Këtë e ka bërë të ditur kjo lëvizje përmes një njoftimi për media, duke thënë edhe në mëngjesin e sotëm ka pas të arrestuar tjerë, në mesin e të cilëve edhe aktivisti Kushtrim Dakaj, i cili ka qenë pjesë e aksionit për rrëzimin e rrethojave tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

Ai është arrestuar në shtëpinë e tij në Prishtinë.

“Policia e Kosovës ka kërcënuar me arrestimin edhe të aktivistëve të tjerë që morën pjesë dje në aksionin e heqjes së rrethojave shtesë të vendosura nga Qeveria. Po ashtu, mbrëmë në Gjilan, policia ka kërcënuar aktivistët e Lëvizjes që nëse vazhdojnë me shkrimin e parullave do të arrestohen”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Sipas kësaj lëvizje, Isa Mustafa nuk e ka ndërmend t’i ndal masat e dhunshme.

“Të tilla masa janë aplikuar në Kosovë sa herë që pushtetet e ndryshme kanë dashur të qojnë përpara projekte që janë në kundërshtim me vullnetin dhe interesin e popullit të Kosovës. Qeveria po e tensionon situatën me këto veprime, duke treguar që është në gjendje ta krijojë ‘Zajednicën’ edhe nëse kjo kërkon ushtrim të dhunës dhe represionit mbi popullin e vet”, thuhet në njoftim.

Aktivistët e arrestuar janë Dritëro Hyseni, Kushtrim Cakolli, Leotrim Cakolli, Labinot Halimi dhe Kushtrim Dakaj.

Më Shumë

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Fluks i lartë emigrantësh është shënuar në kufirin Shqipëri–Kosovë, me rastin e festave të fundvitit. Qindra mjete dhe drejtues automjetesh nga vendet e Bashkimit Evropian...

Lajmet e Fundit