TKK publikon programin e muajit shtator

Pavarësisht problemeve që i dolën Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë procesit të renovimit të TKK-së, punime te cilat u ndërprenë dy herë, duket se ky institucion është gati për sezonin e ri vjeshtor.

Teatri Kombëtar i Kosovës hapi zyrtarisht dyert për sezonin e vjeshtës me 1 shtator, por për një premierë filmi, ndërsa në bazë të programit të publikuar nga ky institucion, shfaqjet fillojnë që nga 2 shtatori.

Pas filmit “Babai” të regjisorit Visar Morina që u ekranizua në TKK, vijnë me radhë shfaqjet “Çehovi i thotë lamtumirë Tolstoit”, “Gishti”, “Ferma e Kafshëve” e të tjera dhe gjithashtu disa shfaqje baleti.

Drejtori artistik i TKK-së, Agon Myftari, tregoi për KosovaLive para disa ditësh se Teatri Kombëtar po pret që në fillim të muajit shtator të miratohet edhe një projekt i skenës së madhe që do të realizohet gjatë muajve në vazhdim.

Ky sezon i ri e gjen trupën e Teatrit Kombëtar më të kompletuar dhe më të madhe për nga numri i aktorëve.

Shkelzen Veseli, Adrian Morina, Armend Ismajli, Armend Baloku, Ylber Bardhi, Teuta Krasniqi, Arta Selimi, Semira Latifi, Majlinda Kosumoviq dhe Albulena Kryeziu janë aktorët e rinj që tash e tutje do të ngjitën më shpesh në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, krahas atyre më të vjetërve që ishin gjithsej 18, pra tani ansambli rezident i Teatrit Kombëtar të Kosovës i ka 28 aktorë që pritet të angazhohen në shfaqjet e reja.

TKK publikon programin

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit