Çollaku, i zhgënjyer me BE-në

Bashkimi Evropian duhet të lëvizë përpara me nënshkrimin e MSA-së dhe heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, në të kundërtën kredibiliteti i saj do të humbë tek qytetarët dhe institucionet e Kosovës.

Kështu ka deklaruar ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri”, duke shtuar se izolimi i qytetarëve të Kosovës duhet të marrë fund.

“Nuk mund të kërkohet nga Kosova të jetë shoqëri e hapur e në të njëjtën kohë të jetë e izoluar”, shprehet Çollaku për gazetën.

I pari i Ministrisë së Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës thotë se është i habitur nga ngutësia e Komisionit Evropian për ta shpërblyer Serbinë menjëherë për “konstruktivitetin”e saj në dialog me Kosovën.

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Suhareka në zi, Muharremaj reagon pas vdekjes së Flamur Kuçit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të Flamur Kuçit, i cili ka vdekur në moshën 37-vjeçare. Në një...

Lajmet e Fundit