Kapet shpërndarësi i Testit të Maturës në Prizren

MAShT-i njofton se ka identifikuar dy raste të shpërndarjes së testit të maturës në dy komuna kosovare.

Azem Guri nga MAShT-i ka thënë për KALLXO.com se janë identifikuar dy raste të shpërndarjes së testit, një në Gjakovë e tjetri në Prizren dhe janë nxjerrë nga provimi i maturës.

Në Gjakovë rasti ka ndodhur në shkollën “Hajdar Dushi”, ndërsa në Prizren në shkollën ekonomike.

Testet e dy të identifikuarve janë anuluar. Ekipet i KALLXO.com janë në vendin e ngjarjes dhe do të sjellin informata më të reja se çfarë ka ndodhur me këto dy raste.

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit