Shala i kërkon Maltës përkrahjen për UNESCO

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maltë, ka takuar ministrin e Kulturës së Maltës, Owen Bonnici me të cilin ka biseduar për bashkëpunim konkret në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore të të dyja vendeve.

Gjatë takimit është diskutuar për shkëmbimin e përvojave dhe restaurimin e trashëgimisë kulturore, fushë në të cilën Ministri Shala i kërkoi Maltës që t’i ndihmojë Kosovës me ekspertë.

Shala po ashtu ka kërkuar nga homologu i tij përkrahjen e Maltës rreth anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Më Shumë

“Nga fusha e blertë në vijën e frontit…” – Munishi nderon ish-futbollistin e Lirisë, Përparim Thaçi

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, ka përkujtuar ish-futbollistin e klubit prizrenas dhe dëshmorin e UÇK-së, Përparim Thaçi, me një mesazh emocional të publikuar në...

Sonte në Prizren shfaqet drama ‘Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre’

Në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren do të shfaqet drama “Prishtina. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre”, produksion i Qendrës Multimedia. Shfaqja mbahet sonte, në...

Lajmet e Fundit