7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Besimtarët islamë nisen për Haxh

Nga Aeroporti Ndërkombëtar “Ademi Jashari”, sot kanë udhëtuar për në Mekë të Arabisë Saudite grupi i parë i besimtarëve nga Kosova, të cilët sivjet do ta kryejnë Haxhin.

Për t’i përcjell ata, në aeroport ishte edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili haxhinjve të ardhshëm u uroi udhëtim të lehtë dhe kryerjen e pranimin e Haxhit.

“Sivjet Haxhin pritet ta kryejnë 867 besimtarë kosovarë. Kryesia e BIK-ut ka bërë përgatitjet e duhura për Haxhin. Me besimtarët tanë në vendet e shenjta do të jenë edhe 36 udhëheqës, si dhe ekipi mjekësor, që do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të haxhilerëve. Shkuarja e besimtarëve tanë për në Mekë do të vazhdojë edhe sonte dhe nesër, kur pritet që të udhëtojnë të gjithë besimtarët tanë”, është thënë në njoftim e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Më Shumë

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.200 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Lajmet e Fundit