7.1 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Haradinaj: Gjykata Speciale, EULEX-i e UNMIK-u janë i njëjti “material”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Info-Box të Tv Dukagjinit, duke folur për Gjykatës Speciale, ka thënë se e keqja më e madhe e kësaj gjykate, është se ajo sipas tij, është selektive – i prek vetëm shqiptarët.

Ai më tutje ka thënë se nuk e çudit fakti se Gjykata Speciale mund të kërkoj prova dhe të bëjë hetime në zonën e Dukagjinit, sepse dihet ku është bërë lufta.

“Lufta është bërë në Dukagjin, duke mos përfunduar lufta më herët si në disa zona tjera. Ka ndodhur lufta gjithë kohën. Ka qenë lufta më intensive. Krejt insistimet që i ka bërë Serbia për të bërë hetime pas luftës, kanë qenë të fokusuara më së shumti në këtë zonë. Krejt çka ka ndodhur në zonën e Dukagjinit – e vogël ose e madhe – është shtjelluar në Tribunalin e Hagës”, ka thënë ai.

Haradinaj ka theksuar se nuk e kupton se si po kanë fytyrë bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë hetimet për ish-pjesëtarët e UÇK-së, kur sipas tij, më këtë çështje është marrë UNMIK-u, Tribunali i Hagës, EULEX-i.

Sipas tij, edhe Gjykata Speciale është një mashtrim i radhës.

“Një mashtrim i radhës që po vjen. Ky është qasi materiali, kanë me përfitu disa njerëz duke marrë rroga – asgjë më tepër”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj. /Telegrafi/

Më Shumë

DKA-ja në Prizren dhe Fakulteti Filologjik drejt bashkëpunimit për zhvillim profesional në arsim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Prizren ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Fakultetit Filologjik dhe partnerë ndërkombëtarë, me fokus në forcimin e...

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Lajmet e Fundit