U mbajt punëtori për alokimin e granteve komunale për OJQ-të në Rahovec

Nën organizimin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale të komunës së Rahovecit dhe në përkrahje të OSBE-së, u mbajtë sot punëtori me temën alokimin e granteve komunale për OJQ-të.

Në këtë punëtori morën pjesë Mentor Morina nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale, nënkryetari i komunës së Suharekës Rexhep Kuçi, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Rahovec Munib Durguti, Radu Niculescu, zyrtar i OSBE-së zyra rajonale në Prizren dhe përfaqësues të OJQ-ve të cilët veprojnë në komunën e Rahovecit.

Lidhur me këtë punëtori, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, Munib Durguti tha se nga viti 2015 ka filluar të investohet me shumë në sferën sociale me mbështetje për OJQ-të dhe Shoqatat, për zbatimin e projekteve për zhvillimin e aktiviteteve avokuese, këshilluese dhe ofrimin e drejtpërdrejtë të shërbimeve sociale dhe familjare.

“Të gjithë OJQ-të dhe Shoqatat të cilat ofrojnë shërbime për mbrojtje të fëmijëve, persona me aftësi të kufizuara, persona të moshuar, si dhe ofrimin e mbështetjes se familjeve që jetojnë në varfëri, mund të aplikojnë me projekt propozime për sigurimin e përkrahjes financiare me subvencione nga programet që i përcakton DShMS-ja në bashkëpunim me MPMS-në”, tha Durguti.

Sipas tij, projektet të cilat do të marrin përkrahje financiare, duhet të kenë për objektivë, zbatimin e aktiviteteve të ndryshme për mbështetjen e grupeve në nevojë, nga javët e ardhshme DShMS-ja do të bëjë thirrje publike në përputhje me normat ligjore për mbështetje të programeve konkrete në lëmin sociale dhe me këtë do të hapet mundësi dhe perspektiva të barabarta për OJQ-të vendore e që kryesisht aktivitetin e tyre e fokusojnë në lëmine sociale.

Radu Niculescu, zyrtar i OSBE-së zyra rajonale në Prizren, tha se “shpresojmë që sot do të kemi një diskutim të frytshëm dhe konstruktiv, si shoqëri civile ju mund të bashkëpunoni me komunën e Rahovecit dhe zbatimin e projekteve, dhe shpresojmë qe ky është vetëm hapi i par për bashkëpunimin e organizatave me komunën e Rahovecit dhe Ministrin përkatëse”.

Përfaqësuesi i ministrisë së Punës dhe Mirqenies Sociale, Mentor Morina, foli për procedurat e licencimet e OJQ-ve, sipas tij këtë vit ka filluar licencimi i të gjitha OJQ-ve të cilat veprojnë në nivel të Kosovës. Me licencimin e OJQ-ve do të rritet edhe mundësia marrjes së grandeve që i japin ministrit dhe komunat.

Kurse përfaqësuesit e OJQ-ve u interesuan kryesisht për procedurat e aplikimit për licencim dhe për mundësin e marrjes së grandeve si në Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, po ashtu edhe në drejtorin komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Takohen Limaj dhe Hamza: NISMA do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka pritur në selinë e kësaj partie, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Limaj ka theksuar se...

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Lajmet e Fundit