6.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Shyhrete Berisha nuk e pranon banesën në Prishtinë, kërkon shtëpinë e vet

Në gjykimin për kontest pronësie, Shyhrete Berisha refuzoi ofertën e kunatit të saj për banesë në Prishtinë.

Berisha, e mbijetuara e masakrës së 26 marsit të vitit 1999 është duke e kërkuar me padi e në gjykatë të drejtën për ta trashëguar shtëpinë ku para luftës jetoi me burrin dhe fëmijët të cilët i humbi gjatë kësaj masakre.

Xhelal Berisha, i kunati i Shyhrete Berishës, i ofroi kunatës së tij banesë në Prishtinë në seancën e 11 gushtit, transmeton kallxo.com.

Atëherë Shyhrete Berisha ishte në Gjermani, ndërsa avokati i saj tha se ofertën për banesë në kryeqytet do ta diskutonte me klienten e tij.

Por Shyhrete Berisha nuk e pranoi këtë ofertë.

“Nuk kam nevojë për banesë në Suharekë apo në Prishtinë, unë e dua vetëm shtëpinë e burrit dhe të fëmijëve të mi, që aty kemi jetuar bashkë. Aty janë kujtimet e fëmijëve të mi, kurrgjë tjetër nuk dua, as nuk e dua 1 euro, e as 1 milion euro nuk i dua, vetëm shtëpinë që është e burrit dhe e fëmijëve të mi dhe të kujtimeve që i kam për fëmijët e mi dhe burrin tem,” tha Berisha.

Në këtë seancë, Naim Qelaj, avokati i Shyhrete Berishës propozoi që të caktohet edhe eksperti financiar, për të vlerësuar kontributin e Shyhrete Berishës në familjen Berisha.

Shpresa Berisha, avokatja e Xhelal Berishës nuk e kundërshtoi propozimin, por mohoi se Shyhretja ka punuar në shtëpinë kontestuese.

Shpesa Berisha (GOPR5618) 00:01-00:13 Avokate

“Asnjë ditë të jetës së saj në familjen Berisha nuk ka pasur asnjë ditë marrëdhënie pune,” tha avokatja Berisha.

Gjykata gjatë seancës caktoi ekspertin financiar që do ta vlerësojë kontributin e Shyhrete Berishës, ndërsa në seancën e 25 nëntorit do të dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga pala paditëse.

KALLXO.com po e ndjek vazhdimisht këtë proces gjyqësor.

Më Shumë

Arrestohen 4 instruktorë të poligonit Dreni në Prizren, dyshohen për falsifikim

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar për ndalimin e katër punëtorëve, instruktorë të poligonit të Drenit në Prizren, të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim...

Vazhdon sanimi i rrugës në Pataqan të Epërm drejt Fortesës

Punimet për rregullimin e rrugës në fshatin Pataqan i Epërm, në drejtim të Fortesës, janë duke vazhduar me intensitet. Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit,...

Lajmet e Fundit