Nis viti i ri akademik në UP

Në të gjitha institucionet e larta arsimore publike dhe private në Republikën e Kosovës sot fillon viti i ri akademik 2015/2016. Megjithatë, edhe ky vit akademik i gjen universitetet publike me probleme të vjetra.

Kosova tashmë ka gjashtë universitete publike, tri prej të cilave në Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë që kanë filluar punën tash vonë.
Universiteti i Prishtinës, ka ulur ndjeshëm numrin e studentëve të cilët janë të pranuar në vitin e ri akademik 2015/2016.

Vetëm në UP “Hasan Prishtina” për këtë vit akademik janë hapur dyert për 7.800 studentë të rinj në 17 fakultete.

Vitin e kaluar numri i studentëve të pranuar në UP ishte 12 mijë, ndërkaq këtë vit numri i studentëve të pranuar në UP është më i ulët, për rreth 4 mijë studentë.

Numri i studentëve është ulur pas rekomandimeve që janë bërë nga ekspertët ndërkombëtarë në raportin e vlerësimit të jashtëm në vitin 2014.

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2015/2016, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë Fakultetin Juridik. Vizita do të bëhet në ora 11:00, në Amfiteatrin e Madh të këtij fakulteti.

Më Shumë

Dragashi përfiton mbi 883 mijë euro nga Granti i Performancës Komunale

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se ka nënshkruar Grantin e Performancës Komunale në vlerë prej 883,837.56 euro, mjete të cilat...

Komiteti për Komunitete në Prizren trajton mundësitë për të rinjtë në FSK

Në Komunën e Prizrenit është mbajtur mbledhja e rregullt e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesja Sevilay Igci Hapçi. Në takim morën pjesë anëtarët...

Lajmet e Fundit