13.3 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Viti i ri me premtime të vjetra

Drejtues të Ministrisë së Arsimit kanë kërkuar dje cilësi në arsim, në ditën kur universitetet publike, si dhe kolegjet private në gjithë vendin kanë nisur vitin e ri akademik.

Ministri Arsim Bajrami, në shënimin e nisjes solemne të vitit të ri akademik 2015/16 në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik, ka theksuar se ky vit po nis me shumë shpresa, por edhe shumë sfida, për ta demonstruar cilësinë në arsim.

Bajrami tha se Fakulteti Juridik që nga themelimi i tij ka përgatitur liderë, të cilët kanë udhëhequr procese të rëndësishme në vend. “Në këtë sallë unë po shoh liderë të së ardhmes. Të jeni të sigurt që mësimdhënësit dhe asistentët do të punojnë me ju, do të jenë interaktivë, në mënyrë që vërtet të mundësohet një edukim bashkëkohor dhe cilësor i juristëve të ardhshëm. Profesorët dhe Universiteti ekzistojnë për ju”, theksoi ministri Bajrami.

Ai ka ftuar studentët e rinj që të jenë aktivë, të përkushtuar, kërkues dhe kritikë, në mënyrë që liria dhe krijimtaria akademike të bëhen pjesë e punës së përbashkët.

Bajrami vlerëson stafin akademik

“Sot po e nisim një sfidë të re, sepse fillimi i vitit akademik, sa është akt solemn është edhe sfidë. Të kthehemi 17 vjet prapa dhe të kujtojmë 1 Tetorin kur ne kishim një ëndërr. Ajo ëndërr sot është bërë realitet. Ne jemi në shtetin tonë të pavarur dhe po përgatisim juristë, të cilët do të mbrojnë shtetin tonë, do të mbrojnë ligjet tona dhe shtetin ligjor, për të ndërtuar një shtet demokratik”, theksoi ministri. ../zeri/

Më Shumë

P.C Prizreni dhe Drita përballen në finalen për ngjitje në Superligë

Finalja e madhe e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve do të vërë përballë Proton Cable Prizreni dhe Drita, dy skuadrat që dominuan fazën...

Prokuroria në Prizren e OSBE rrisin koordinimin për luftimin e korrupsionit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë, përkatësisht Menaxherin e...

Lajmet e Fundit