13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Opozita synon mbi 200 mijë nënshkrime, nuk e përjashton protestën

Në ditën e 18-të, peticioni kundër Asociacionit të Komunave Serbe dhe demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, sipas organizatorëve, është mbështetur nga 151 mijë qytetarë, por zyrtarë të Vetëvendosjes thonë se presin mbështetje më të madhe në ditët në vijim.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, tha për KALLXO.com që synimi i opozitës është që të arrihen 200 mijë nënshkrime.

“Qëllimi i opozitës është me kalu 200 mijëshin dhe besojmë që me këtë trend që po ec peticioni do të jetë peticioni ma i madh që është bërë në Kosovë, së paku pas shpalljes së pavarësisë”, tha zëdhënësi Krasniqi.

Ai tha se opozita nuk përjashton mundësinë e protestave këtë javë në shërbim të implementimit të kërkesave të peticionit.

Sipas Frashër Krasniqit, zhvillimet politike dhe reagimi i pozitës janë përcaktuese në veprimet e opozitës, duke e lënë të hapur edhe mundësinë për protestë gjatë javës.

“Parimisht ne mendojmë që protesta me ndodhë pas peticionit, mirëpo prapë po them që zhvillimet politike këto ditë po ndodhin në mënyra shumë intensive. Gjendja mundet me ndryshu dhe të krijohet situata për protestë”, u shpreh ai.

Por Krasniqi tha që asgjë nuk është e përcaktuar, dhe derisa të ketë gatishmëri të qytetarëve ata do të vazhdojnë me peticionin.

Peticioni i opozitës nisi më 18 shtator.

Më Shumë

34-vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 34- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve. Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat...

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit