23.9 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Fatmir Limaj: Nuk është zgjidhje shkelja e opozitës

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka reaguar përmes një statusi në Facebook për thirrjen e koalicionit qeverisës për mbajtjen e seancës nesër
Sipas Limajt, përgjigjja me kundërveprim nuk është zgjidhje dhe insistimi për të mbajtur seancë është provokim i situatave të padëshiruara.

Ky është reagimi i tij i plotë:

ZGJIDHJA E VETME, ELEMINIMI I SHKAKUT QË SOLLI KËTË KRIZË POLITIKE

Thirrja dhe paralajmërimi i koalicionit qeverisës për mbajtën e seancës parlamentare për ditën e nesërme, tregon sërish dhe atë shumë qartë arrogancën dhe synimin e këtij koalicioni.

Tashmë për të gjithë ne janë të njohura arsyet, qëndrimet e po ashtu edhe veprimet e opozitës në pamundësimin e mbajtës së seancave parlamentare.

Se cili do të jetë reagimi i kësaj pozite tashmë janë duke u përfolur skenar të ndryshëm: do ta shtypim opozitën, do ta heqim zvarrë, do të provokojmë konflikte në mes të deputetëve, unë lutem dhe shpresoj të jenë vetëm thashetheme.

Po që se nesër ndodh ndonjëra nga këto, atëherë ky koalicion qeveritar po përcaktohet që krizën politike ta zgjidh me mjete represive në vend se të ulet e të i trajtoj seriozisht kërkesat e opozitës.

Përgjigjia me kundërveprim nuk është zgjidhja, insistimi për të mbajtur seancë parlamentare duke e ditur se opozita do të vazhdoj të pamundësoj atë, pasi që asgje e re nuk ka ndodhur nga seanca e kaluar, nuk ka tjetë shpjegim përveç se koalicioni qeverisës është i përcaktuar për njërin nga ata skenarë që i përmenda më lartë, e të cilët po qarkullojnë nëpër opinion këto ditë.

Nuk është zgjidhja shkelja e opozitës, nuk është zgjidhje dhuna, zgjidhja është reflektimi dhe eleminimi i shkakut që e ka sjellë këtë krizë politike.

Nëse nuk mundeni apo nuk i pranoni kërkesat e qarta të opozitës, atëherë ta lëme që për këtë çështje populli të vendos kush ka të drejtë dhe të mbyllet përfundimisht kjo temë.

Çdo rrugë tjetër do të jetë e dëmshme për të gjitha palët e më së shumti për Kosovën.

F.L

Më Shumë

Veselaj-Gutaj: Jo politikë me shkollën

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj – Gutaj, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të kryetarit të degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi,...

Prizren: 10 aktakuza kundër 16 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar një person të dyshuar për 48 orë, gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu  ka ngritur 10 aktakuza kundër...

Lajmet e Fundit