12.3 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

VV: Ose do të bie Zajednica ose Qeveria

Kreu i lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri, e ka quajtur si fitore të Opozitës detyrimin e partive në pushtet që të mbajnë mbledhjen në një sallë të improvizuar në Kuvend.

Në një konferencë për media, Ymeri tha se partitë opozitare do të vazhdojnë me protesta derisa Qeveria dhe kryeministri Isa Mustafa të tërheqin nënshkrimin e tyre për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Vazhdimin e seancës në një sallë tjetër në Kuvend, Visari e ka quajtur jo demokratike.

“Mbajtja e seancave në restorante dhe anashkalimi i 1/3 të deputetëve tjerë të Kuvendit, paraqet shkelje të demokracisë”.

“Ne do të vazhdojmë me protesta sikurse mbrëmë dhe do t’i detyrojmë të fshihen skutave”, ka thënë Ymeri, raporton lajmi.net.

I pyetur se përse nuk kanë shkuar në sallën e improvizuar të seancës, Ymeri ka thënë se një gjë e tillë u është pamundësuar pasi që nuk kanë pasur ftesë dhe nuk i ka lejuar sigurimi.

Ndërsa ish lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka thënë se aktualisht janë vetëm dy skenar të mundshëm në skenën politike, ose të bije Asociacioni i Komunave me shumicë serbe “Zajednica”, ose Qeveria e Kosovës.

“Mbrëmë kemi shënuar një fitore të madhe, pasi të bashkuar kemi mundësuar pamundësuar normalizimin e Zajednicës. Në Kosovë nuk mund të ndërtohet edhe Zajednica. Ose do të bie Zajednica ose Qeveria”, ka thënë Kurti.

Më Shumë

Një kafe për Prizrenin: Totaj dhe Balaj-Halimaj takohen në prag të balotazhit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim miqësor me ish-kandidaten e...

Prizreni në rrezik nga ujërat e zeza

Lumenjtë që i japin frymë qytetit, dalëngadalë po ngufaten. Ndotja masive e tyre në qytetin e Prizrenit është shndërruar në shqetësim serioz edhe për njohësit...

Lajmet e Fundit