“Tri dritare dhe një varje” merr çmimin e kritikës në festivalin “Cinemed”

Në edicionin e 37-të të festivalit “Cinemed”, që mbahet në Montpellier të Francës, filmi “Tri dritare dhe një varje” me regji të Isa Qosjes dhe skenar të Zymber Kelmendit, është shpërblyer me çmimin e kritikës së festivalit, “Prix de la Critique”.

Lajmin e ka bërë të ditur producenti i filmit, Shkumbim Istrefi, në rrjetin social Facebook, duke shpërndarë listën e fitueseve nga faqja zyrtare e festivalit.

Ky film trajton pasojat e dhunimeve të luftës në familje dhe në rrethin ku jetojnë, pasoja këto të cilat viktimizojnë femrat në vazhdimësi. Në këtë projekt luajnë aktorët Irena Cahani, Luan Jaha, Aurita Agushi, Leonora Mehmetaj etj.

Tanimë, “Tri dritare dhe një varje” është film që në bagazhin e tij ka shumë çmime ndërkombëtare. Një të ngjashëm, për kritikë, e mori edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Luksemburg, në mars të këtij viti.

Më Shumë

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

Lajmet e Fundit