Konjufca: Qeveria e Kosovës si ajo e Gruevskit

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, deklaroi në seancën e sotme se MSA është një pako kushtesh të cilat nëse nuk plotësohen atëherë nuk ka integrime evropiane.

“Nëse në një shtet ka qeveri të korruptuar, të paaftë për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, nëse qeveria e kontrollon drejtësinë dhe i ka kapur institucionet shtetërore atëherë procesi prej MSA’së deri te anëtarësimi ngrihet tërësisht”, u shpreh Konjufca, i cili mori shembull Maqedonin e cila ka marrë shumë vite më parë MSA’në por që për shkak të korrupsionit dhe qeverisjes së Gruevskit ka ngecur në përmbushjen e kritereve të kërkuara.

“Qeveria e Gruvskit më së shumi i ngjanë Qeverisë sonë”.

Konjufca tha se dy shtetet janë në bisht të integrimeve evropiane. Bosnja dhe Kosova.

“MSA erdhi vetëm për shkak të Marrëveshjeve të Kosovës me Serbinë. E këtë marrëveshje nuk bazohen në reciprocitete shtetëror. Me to Beogradit po i krijohet një instrument i fuqishëm në vendin tonë”, u shpreh Konjufca./Politiko.net

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Lajmet e Fundit