Mustafa në vizitë zyrtare në Lituani

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Lituani, me ftesë të homologut të tij lituanez, Algirdas Butkeviçius.
Gjatë qëndrimit në Vilnius, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministrat Arban Abrashi dhe Mahir Yagcilar, do të zhvillojë takime me kryeministrin e Butkeviçius, anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe personalitete të tjera në Lituani.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë takime të ndara me kryetaren e Parlamentit të Lituanisë, Loreta Grauzhiniene, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkeviçius, njofton Zyra e Kryeministrit, raporton lajmi.net.

Gjatë takimeve të kryeministrit Isa Mustafa me udhëheqësit e shtetit të Lituanisë, do të bisedohet për fuqizimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, si dhe përkrahjen e Lituanisë për proceset integruese evropiane të Kosovës, si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët./lajmi.net

Më Shumë

“Durmish Aslano” akuzon DKRS-në në Prizren për përjashtim të komunitetit rom nga granti komunal

Organizata joqeveritare “Durmish Aslano” ka reaguar publikisht ndaj listës preliminare të publikuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Komunën e Prizrenit...

Zhduket vajza 14-vjeçare në Prizren, dyshohet se iku me një të mitur tjetër

Një vajzë e mitur nga Prizreni është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes. Burime të Sinjalit bëjnë të ditur...

Lajmet e Fundit