2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Opozita në tubim protestues më 28 Nëntor

Njëra nga tri subjektet opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka konfirmuar se bashkë me dy partitë opozitare, Lëvizjen “Vetëvendosje” dhe “Nismën për Kosovën”, janë marrë vesh që ta organizojnë, siç thonë ata, një tubim protestues më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit Kombëtar, duke i kundërshtuar kështu marrëveshjet e fundit me Serbinë dhe Malin e Zi.

Zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj, ka thënë se do të ketë tubim protestues më 28 nëntor, në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

“Opozita nuk po del në protesta, por e ka caktuar një tubim protestues, për datën 28 nëntor. Kjo s’ka lidhje me festat.

Tubimi do të jetë manifestim i qetë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ dhe është caktuar 28 nëntori në orën 14:00 për shkak se është fundjavë, dhe njerëzit nuk e kanë ditë pune”, ka deklaruar Nitaj.

Ndër të tjera, Nitaj thekson se pretendimet se kjo datë po shfrytëzohet për masivitet të pjesëmarrjes së qytetarëve në protestë, nuk qëndron.

“Pretendimet se kjo datë është caktuar për të shfrytëzuar 28 Nëntorin si festë nuk qëndrojnë”, ka thënë Nitaj.

Ndërsa dy partitë e tjera opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe “Nisma”, nuk e kanë konfirmuar nëse protesta do të mbahet më 28 Nëntor.

“Ne jemi në Parlament dhe do të protestojmë brenda tij çdoherë që organizohet seancë, deri në tërheqjen e marrëveshjeve me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë për “Zërin”, zëdhënësi i LVV-së, Frashër Krasniqi.

Më Shumë

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Aksioni për pastrimin e Malishevës shtrihet në fshatrat Panorc, Rud dhe Llapçevë

Ka vazhduar sot aksioni për pastrimin e ambientit “Për Malishevën e pastër”, i cili po zbatohet në disa fshatra të komunës me qëllim të...

Lajmet e Fundit