Obama dhe Putin zhvillojnë bisedime joformale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar bisedime joformale në margjina të samitit të G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, në Turqi.

Shtëpia e Badhë ka thënë se bisedimet 35-minutëshe janë fokusuar te kriza në Siri.
Dy liderët janë pajtuar se Sirisë i duhet tranzicion politik, që do të udhëhiqej nga vetë sirianët.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se dy liderët kanë biseduar edhe për konfliktin në Ukrainë dhe se Obama ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e rrëzimit të avionit rus, muajin e kaluar, në Gadishullin Sinai.

Sulmet në Paris, që kanë vrarë 129 veta, janë në krye të agjendës së samitit të G20-ës.

Duke folur në margjina të këtij takimi, zëvendëskëshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Ben Rhodes, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Francën për të intensifikuar sulmet kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Më Shumë

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Sot finalja e Ligës së Kampionëve: PSG apo Arsenal?

Liga më prestigjioze dhe më e ndjekur e futbollit evropian arrin sonte kulmin e saj, me zhvillimin e finales së madhe të Ligës së...

Lajmet e Fundit