11.5 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Rrëfehet pianisti i “Imagine”

Pas sulmeve terroriste në Paris, një pianist misterioz mahniti qytetarët e pikëlluar që ishin tubuar afër skenës ku një natë më parë kishte ndodhur masakra e tmerrshme – në Sallën e Koncerteve “Bataclan”, teksa po interpretonte dhimbshëm “Imagine” të John Lennon.

Ky artist tashmë është zbuluar. Është Davide Martello.

Ai ka folur për The Guardian se si u frymëzua ta luante klasiken e vitit 1971 për masën që po mbante zi, pas tragjedisë që e kishte goditur zemrën e Francës – ku mbetën 129 të vrarë.

Martello, një gjerman 34 vjeç, që performon me pseudonimin Klavierkunst, ishte në një pub në Gjermani duke e parë ndeshjen Gjermani vs Francë që po luhej në Stade de France – gjatë së cilës u dëgjuan dy eksplodimet e kamikazëve – kur vendosi të udhëtonte drejt Parisit, një udhëtim ky që i zgjati shtatë orë me veturë.

“E dija që duhej të bëja diçka. Doja të isha atje, të përpiqesha që t’i ngushëlloja njerëzit dhe t’ua jepja një shenjë shprese”, ka thënë Martello, shkruan Politiko.net.

Ai shkoi në skenën e terrorit me biçikletë, u ul në piano, luajti melodinë para masës së shtangur, emocionoi veten dhe gjithë të tjerët, u çua në këmbë dhe u largua.

Martello, bashkë me pianon e tij që e bart me biçikletë, ka performuar edhe herë të tjera pas sulmeve terroriste. Njësoj kishte bërë edhe para zyrave të Charlie Hebdo në Paris – kur u goditën në janar nga terrorizmi.

“Nuk mund t’i ngjallë njerëzit, por mund t’i frymëzoj me muzikë. Kur njerëzit janë të frymëzuar, atëherë mund të bëjnë çdo gjë. Prandaj, e luajta ‘Imagine’. Po i shkoja në fund melodisë, por s’mund të vazhdoja më. Ishte tepër emocionale”, ka rrëfyer ai.

Martello tashmë është kthyer në Gjermani, i lodhur nga udhëtimi i gjatë, ndërsa ka premtuar se do të performojë edhe në vendet tjera që i ka goditur terrorizmi.
Nga shtëpia, pastaj ka lënë këtë mesazh në llogarinë e tij në Facebook.

“Parisi është qytet i dashurisë. Përgjithmonë… Nëse vazhdon kjo çmenduri me terrorizmin dhe frikën, jeta në Europë më s’ka kuptim. Religjionet luftojnë me bomba në emër të Zotit, unë luftoj me pianon time në emër të Paqes”.

https://youtu.be/ynsq5ms9lvI

Më Shumë

45 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

45 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 18 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Kërkohet paraburgim prej 30 ditësh për Astrit Isufin

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ndaj të pandehurit Astrit Isufi, ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur kërkesë...

Lajmet e Fundit