12.1 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

A do të shkarkohet drejtori i Arsimit në Prizren ?

Kuvendi Komunal i Prizrenit, diskuton sot për gjendjen në arsim.

Në rendi të ditës do të jetë shqyrtimi i situatës së arsimit, si dhe miratimi i një deklarate me të cilin kërkohet nga kryetari i Komunës Ramadan Muja, shkarkimi i drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Nexhat Çoçajt.

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ndërkaq është ndarë në dysh rreth shkarkimit të drejtorit të Drejtorisë së Arsimit Nexhat Çoçajt. Një pjesë e kuvendarëve të këtij subjekti politik janë pro shkarkimit, ndërkaq një pjesë tjetër kundër shkarkimit të tij.

Drejtori i Arsimit në Prizren Nexhat Çoçaj, bashkë me pesë zyrtarë të tjerë dy javë më parë u patën arrestuar nën dyshimin se kanë keqpërdorë detyrën zyrtare.
Gjykata Themelore në Prizren ndaj Çoçajt pat marr vendim për paraburgimin e Çoçajt dhe arrestin shtëpiak të të tjerëve.

Ndërkaq, një kolegj i Gjykatës së Apelit të Kosovës, pas një jave ka aprovuar pjesërisht ankesat e mbrojtësve të të pandehurve, duke e ndryshuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 03 nëntor duke i ndërprerë paraburgimin Drejtorit të Arsimit në Komunën e Prizrenit, Nexhat Çoçajt.
Kolegji vendosi që të pandehurit Çoçaj t’i ndërpritet paraburgimi dhe e njëjta masë t’i zëvendësohet me atë të ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, deri me 02.12.2015.

Vendim i njëjtë u mor edhe për personat e tjerë, të cilëve u ishte shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Të gjithë zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, po dyshohen nga ana e Prokurorisë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 dhe 2 nënpar.2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, del se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për të cilën edhe dyshohen./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kendall Jenner shfaqet nudo nga pushimi i saj luksoz

Kendall Jenner e shënoi 30-vjetorin e saj me një festë të paharrueshme në një ishull privat, ku plazhet e bardha dhe ujërat e kaltër...

Artan Abrashi uron Shaqir Totajn për fitoren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe duke...

Lajmet e Fundit