Çollaku: Pa viza në 2016-n

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së në Bruksel.
“Ishte kënaqësi të takohemi dhe bisedojmë në takime të ndara me presidentin e Komisionit Evropian z. Jean Claude Juncker dhe Komisionerin për Punë të Brendshme z. Dimitris Avramopulos. Diskutuam për të gjitha çështjet e rëndësishme të interesit të përbashkët duke përfshirë zhvillimet aktuale në BE, situatën aktuale në Kosovë dhe sfidat e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Natyrisht, temë kryesore e takimeve ishte diskutimi dhe dakordimi lidhur me hapat e fundit procedural të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave. Ndihem i inkurajuar nga mbështetja e ofruar dhe konfirmimi se jemi në prag të përfundimit të procesit të liberalizimit të vizave. Pas këtyre takimeve ndihem shumë më tepër i sigurt se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza gjatë vitit 2016. Ky është një sukses tjetër krejtësisht i merituar”, ka shkruar Çollaku në profilin e tij në Facebook.

Më Shumë

Goditet nga vetura një person në Prizren, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet pasditen e djeshme në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së...

Arrestohet një person në rrugën Restelicë–Strezimir , policia i gjen thikë dhe sprej

Një person është arrestuar më 26.05.2026 rreth orës 10:30 në rrugën Restelicë – Strezimir, nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të...

Lajmet e Fundit