Begaj takim me avokatin shtetëror

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror, Heset Mazrekaj. Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi i ndërsjellë, me qëllim të informimit për punën dhe qëllimin e këtij institucioni dhe bashkëpunimi i ndërsjellë, mes institucionit të komunës dhe avokatit shtetëror.

Fillimisht, kryetari Begaj, e ka uruar Mazrekajn, për detyrën e ngarkuar, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, si avokat shtetëror dhe i ka ofruar bashkëpunimin dhe përkrahjen e Komunës së Malishevës në formimin dhe ushtrimin e detyrës së avokatit të shtetit.

Ndërsa avokati i përgjithshëm shtetëror, Heset Mazrekaj, e ka falënderuar kryetarin Begaj, për gatishmërinë dhe përkrahjen e ofruar në punën e institucionit të Avokatit Shtetëror. Më pas, avokati i shtetit, e ka njoftuar kryetarin e Malishevës, me qëllimin dhe obligimet e avokatit shtetëror, në raport me institucionet. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Kapet mashtruesi serb në Vërmicë, bashkë me disa persona përfituan mbi 1.5 mln euro

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Vërmicë, i cili dyshohet se me persona të tjerë kanë kryer veprën penale falsifikim të dokumenteve/pasaportës dhe...

Lajmet e Fundit