16.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Manifestimi i 28 nëntorit, paqësor

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, ka thënë të hënën se manifestimi i 28 nëntorit në Sheshin “Zahir Pajaziti” do të jetë festiv dhe paqësor.

Në këtë intervistë për “Epokën e re” ai ka vlerësuar se nuk ekziston asnjë rrezik që protesta e së shtunës të eskalojë në dhunë.

“Së pari në këtë 28 nëntor ne kemi ftuar manifestim në mbrojtje të Republikës dhe për t’i kundërshtuar marrëveshjet për ‘Zajednicën’ dhe atë të Demarkacionit me Malin e Zi. S’ka pse të ketë asnjë rrezik që një manifestim i tillë të jetë ndryshe, përveç festiv e paqësor. Ky manifestim do të jetë edhe paqësor, edhe masiv, edhe festiv. Karakterin protestues do ta manifestojmë me praninë dhe masivitetin tonë në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka deklaruar Selimi, duke shtuar se është vendosur të protestohet më 28 nëntor, meqë kjo datë përmban në vete shenja të pjekurisë sonë politike kombëtare.

“28 Nëntori përmban në vete shenja të pjekurisë sonë politike kombëtare, pra të vendosjes së vetes në shërbim të atdheut pa kompromis. Prandaj, edhe këtij 28 Nëntori po ia shtojmë një shenjë të re me të njëjtën përmbajtje”, është shprehur ai.

Selimi ka hedhur poshtë mundësinë e përçarjes së opozitës, duke thënë se në këtë kohë Kosova rrezikon ndarjen në baza etnike dhe humbjen e mijëra hektarëve.

“Kosova këto kohë ka një rrezik shumë të madh, atë të ndarjes mbi baza etnike dhe të ndarjes së mbi 8 000 hektarëve nga territori. Fjalët e tjera janë taktizime të këshilltarëve të reklamave nga zyra e Thaçit, nganjëherë edhe e Mustafës”, ka vlerësuar ai.

Sipas Selimit, është e gabueshme thirrja për dialog në mes të pozitës dhe opozitës përderisa nuk ka shenja të tërheqjes së pushtetit nga marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe ajo për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Qeveria nuk ka bërë asnjë hap drejt rikthimit në situatën e mëparshme, pra tërheqjes nga marrëveshjet. Çdo përpjekje e Kadri Veselit, Sabri Hamitit, Xhavit Halitit dhe të tjerëve nga mazhoranca në kryesi të Kuvendit për t’iu bërë mburojë Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit për fajet që i kanë bërë, është e pakuptueshme dhe e gabueshme”, ka deklaruar Selimi. /Epoka e Re

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – sërish pritet me protesta, marshe e aksione në Kosovë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë Rëndom, si vitet paraprake, edhe ky vit e gjen vendin me protesta e pakënaqësi nga punëtorët. Sindikata e...

Vdes veterani i UÇK-së nga Dragashi, Osman Shala

Ka vdekur veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Dragashi, Osman Shala. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga bashkëluftëtarët e tij. “Sot...

Lajmet e Fundit